Haliti: Iu thaftë dora kush kreu vrasjet e pasluftës për ta dëmtuar UÇK-në

26 prill 2024 | 11:27

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se “kushdo që kreu vrasjet e pasluftës, me qëllim të dëmtimit të UÇK-së, iu thaftë dora”.

Në një intervistë për “Kanal10”, si rrallëherë, Haliti ka folur për vrasjet e pasluftës.

“Për të thënë kush i ka vra, duhet të paktën një rast me ditë. Për me thënë kush i ka vra, kushdo që i ka vra, nëse e ka pasur qëllim me e kompromentuar UÇK-në, dora iu thaftë. Mendoj që është gjynah me thanë kështu, ka tylifarë budallai, ka tylifarë hakmarrje personale, familjare, por s’mundesh me e përjashtu që edhe njerëzit që kanë qenë në UÇK nuk e kanë vra dikë në shenjë hakmarrje. Efekti ka qenë shumë i keq. Në 2001 ka qenë sentiment shumë i keq. Shiko, tani problemi është se dikush e mori në kontroll edhe propagandën edhe shërbimet”, ka thënë Xhavit Haliti në emisionin “Gallatë”.

Ai ka folur për herë të parë edhe lidhur me “fjalët” se Haliti po qëndronte në hotelin “Grand” pas luftës. E ka konfirmuar se ka jetuar aty për sigurinë e tij.

“Është e vërtetë që kam fjetur në ‘Grand’ dhe e falënderoj drejtorin e ‘Grandit’ edhe sot, ndoshta edhe ai më falënderon mu për disa sene. Unë kam shkuar për shaka dhe kam thënë kam qejf me fjet në atë dhomën ku ka fjet Titoja. Edhe më tha merri çelësat dhe rri sa të duash. Dhomën ma kanë lënë pa pare dhe i falënderoj fort sepse siguria për mu ka qenë shumë ma e madhe në ‘Grand’ se me pas shkuar në ndonjë banesë. Tani ato përpjekjet për të ma mbyllë gojën dhe për ta shtrembëruar të vërtetën për UÇK-në kanë qenë shumë të mëdha”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur…