Hamëz Jashari i ri, në ditën e fejesës, ‘merr’ bekimin e gjyshit

23 janar 2026 | 20:12

Të enjten, familja Jashari pati rast feste, pikërisht në ditën kur shënohej triumfi i dytë i tyre pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë nga forcat paramilitare serbe.

Hamza i ri i Jasharëve, kurorëzoi dashurinë e tij me fejesë, duke ngjallur gëzim e festë në shtëpinë e madhe të tyre.

Çifti i ri, kishte vendosur që fotot e fejesës t’i realizonin në Kompleksin Memorial në Prekaz, aty ku pushojnë eshtrat e shumë anëtarëve të Jasharëve.

Ndërkohë, Bekim Hamëz Jashari, tha se “Gëzime të tilla në familjen tonë na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Ademit dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie. Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka vendosur që të anulojë të gjitha aplikimet për…