Hamilton: Nuk fitohet duke kopjuar të tjerët

14 dhjetor 2023 | 12:20

Në vitin 2022, kur në pistë zbritën makinat e reja të Formula 1, skuadra Red Bull ishte ajo që kishte projektin më të mirë. Rezultatet e dy viteve të fundit e konfirmojnë këtë gjë, teksa mjaft skuadra e kopjojnë makinën austriake.

Nuk është dakord me këtë ide Lewis Hamilton, që i qëndron besnik modelit që Mercedesi ka pasur dy sezonet e fundit. Shtatë herë kampioni i botës sqaron se duke kopjuar Red Bullin nuk mund të fitosh dhe nuk është zgjidhja e duhur për të dalë nga vështirësitë.

“Mjafton të shihni atë që i ndodhi Aston Martin. U përpoqën të kopjojnë Red Bull dhe në një moment të sezonit makina e tyre nuk arrinte të funksiononte. Duke kopjuar del gjithnjë i dyti”, ka deklaruar Hamilton.

“Nuk mund të hedhësh poshtë një projekt dhe të nisësh një tjetër nga fillimi. Duhet të përpiqesh të identifikosh atë që funksionon dhe të vazhdosh në zonat e tjera që kanë probleme. Ne kemi mjaft diferenca me Red Bull, sidomos në shpejtësinë maksimale dhe kjo është rruga ku duhet të punojmë”, ka shtuar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi Gjykata e Apelit në…