
Hamiltoni fiton Çmimin e Madh të Spanjës
16 gusht 2020
| 17:52
Lewis Hamiltoni ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës, me Max Verstappen, që ka arritur të rezistojë dhe ta sigurojë vendin e dytë. Valtteri Bottas është renditur i treti pas një starti të keq.
Zhgënjen përsëri Ferrari, me Leclerc që nuk e ka mbyllur dot garën për shkak të problemeve në motor dhe Sebastian Vetteli që ka dalë në vendin e shtatë.