Hamiltoni mesazh të riut Antonelli para largimit: Kujdesu për këtë skuadër

13 dhjetor 2024 | 13:16

Lewis Hamilton, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, i dha së fundi lamtumirën selisë së Mercedes, për t’u transferuar te Ferrari. Gjithsesi, para se të largohej vendosi të mendojë edhe për pasardhësin e tij të ri, italiani Andrea Kimi Antonelli, i cili është gati për të debutuar sezonin e ardhshëm. Një gjest i vogël nga ana e pilotit britanik, që i ka lënë një shënim në dhomë të riut italian.

“Në Evropë është baza jonë e garave, ku shoferët kanë dhomat e tyre. Pas takimit të fundit me inxhinierët, Hamilton ishte gati për të shkuar në shtëpi, por fillimisht bëri diçka”, thotë koordinatori i Mercedesit, Stephen Lord. “Lewis zbriti shkallët, por pasi arriti në fund ndaloi dhe u kthye pas. Pas dhjetë minutash ai u shfaq përsëri duke thënë: Mendova se nuk do ta shihja më kurrë atë dhomë. Më vonë hyra në dhomë dhe aty ishte një shënim i gjatë i shkruar me dorë për Kimi Antonelli”, ka shtuar Lord, që zbulon edhe përmbajtën e letrës.

“Lewis i uroi i pari mirëseardhjen Kimit në dhomën e tij të re, duke i uruar fat. Lewis dha një përshkrim të bukur të skuadrës. Në veçanti, ai e këshilloi Antonellin që të kujdeset për këtë skuadër, sepse ajo do t’i përgjigjej gjithnjë shqetësimit të tij. Ishte një gjest vërtet i bukur”, ka thënë koordinatori i Mercedes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kongresistin republikan,…