Hamza: Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës!

30 qershor 2025 | 20:12

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shkruar për kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha! Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton. Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ai ka theksuar se që nga dita e parë kur është takuar me të, gjithnjë e ka pasur besimin dhe mbështetjen e tij të parezervë. “Të tillë do ta ketë edhe tash kur ai po nis një rrugëtim të ri, që jam i sigurt se do të na bëjë të gjithëve krenarë! Unë e mbështes me gjithë zemër. Mbështetne edhe ju! Besoni në Arian Tahirin! Ecim përpara së bashku!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të…