Hamza: Hap i domosdoshëm, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën

19 janar 2026 | 11:30

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar në lidhje me manipulimin e votave, pas vendimit të KQZ-së për rinumërim në disa komuna.

Ai ka thënë se rinumërim i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.

“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë. Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Helena Bardiqi shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës fillore SHFMU…