Hamza në takim me ambasadorin gjerman: Kosova ka përpara vetëm rrugën euroatlantike

09 dhjetor 2025 | 12:11

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza është takuar me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph të cilin i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.

Hamza ka bërë me dije se ambasadorin gjermane e ka njoftuar për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, por edhe gatishmërinë e tij për t’i formuar institucionet e Kosovës.

“Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt. Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE. Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fehmi Kupina është rizgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.…