Hamza, Osmanit: Vendimi për datën e zgjedhjeve të merret në bazë të neutralitetit institucional

20 nëntor 2025 | 12:25

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për medie pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se kërkojnë që zgjedhjet e reja të mbahen më 21 dhjetor, për të fituar një javë kohë dhe për të mos i shkuar në ekstrem afatit kushtetues.

Ndërsa në një postim në “Facebook”, Hamza ka potencuar që vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të udhëhiqet nga parimet e neutralitetit, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë.

“Integriteti i zgjedhjeve fillon me përcaktimin e drejtë të datës së tyre, prandaj vendimi i presidentes Osmani ka rëndësi vendimtare. Vendi ynë ka nevojë për zgjedhje me integritet të plotë dhe jo për kompromise që cenojnë besimin e qytetarëve, i cili duhet të jetë mbi çdo interes politik. PDK-ja kërkon që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret duke u udhëhequr nga parimet e neutralitetit institucional, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë”, ka shkruar Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behar Golaj shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit  “Behar Golaj…