Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale (VIDEO)

20 dhjetor 2025 | 10:45

Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore, kësaj here të fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës.

“Unë e di që pensionet e sotme nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme, sidomos në një kohë kur çdo gjë është shtrenjtuar, nga ushqimi te barnat e deri te shërbimet bazike,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, përfshirë pensionet e moshës, kontributdhënëse, të kategorive të luftës, të aftësisë së kufizuar dhe invalidore, pa përjashtim.

“Asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ulët se 250 euro,” ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se do të rriten për 50% edhe të gjitha ndihmat sociale. “Me mua Kryeministër, shteti do të jetë pranë jush,” ka përfunduar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali Agim Çeku, ka rrëfyer një nga momentet më të…