
Hapen ofertat për privatizimin e klubit “Vllaznia”
Rreth orës 10:00 të ditës së sotme në Bashkinë e Shkodrës ka nisur ankandi për privatizimin e klubit të Vllaznisë, një nga më të rëndësishmit në historinë e futbollit shqiptar.
Siç raportohet në sallën e Këshillit Bashkiak ku u zhvillua edhe procedura e ankandit e zhvilluar me dyer të mbyllura janë parë disa nga personat ose biznesmenët e interesuar si sponsori aktual i klubit Alban Xhaferin (që duket më i avantazhuari për shkak të kontributit që po jep aktualisht) dhe Almiro Gurakuqi por edhe disa të tjerë.
Pak para nisjes së ankandit ishte tërhequr ish presidenti i Vllaznisë, Fushaj ndërsa të tjerët që janë paraqitur sot kanë prezantuar ofertat e tyre ekonomike. Sipas ligjit të ankandeve, pas 10 ditësh do të ketë një tjetër takim të dytë ne Bashkinë e Shkodrës, të personave që kanë bërë ofertat dhe një javë më pas pra 17 ditë me vonë nëse nuk do të ketë ankesa do të shpallet edhe fituesi ose pronari i ri i Vllaznisë.