
Hapet afati kalimtar veror në hendboll
01 korrik 2025
| 11:14
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që afati i rregullt kalimtar veror të jetë i hapur prej 1 deri më 15 korrik.
Vendimin për afatin kalimtar, që është hapur sot (e martë), Bordi e mori duke u bazuar në Rregulloren për Regjistrimin e Lojtarëve dhe Statusin e tyre.
“Pritet që afati të jetë i pasur, me lëvizje të shumta të lojtarëve. Klube dhe lojtarë të ndryshëm tashmë kanë paralajmëruar ndryshime, ndërsa ato pritet të bëhen zyrtare gjatë afati që do të jetë i hapur deri në mes të korrikut”, thuhet në njoftimin e FHK-së.