
Hapet ‘Ferma e Fluturave’, e para në Shqipëri dhe në Ballkan
Në Shqipëri për herë të parë është hapur “Ferma e Fluturave”.
Ajo drejtohet nga Marko Prendi, një 26-vjeçar nga fshati Mjedë në Vaun e Dejës. Brenda kopshtit rriten 1 500 flutura.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë fermë e ka quajtur sipërmarrje unike.
“Marko Prendi, djaloshi 26 vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur nje sipërmarrje unike, ‘Fermën e Fluturave’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan. I diplomuar për Biologji Mjedisi, ai nuk ka vendosur të largohet nga vendi, por ka ditur të kombinojë më së miri profesionin e tij me biznesin që ka hapur, duke rritur 1500 flutura brenda një kopshti përrallor, të cilin synon ta zhvillojë më tej si një destinacion modern për turizëm, edukim dhe kërkim shkencor”, ka shkruar Rama në “Facebook”.