Hapet periudha e aplikimit për grante në bujqësi dhe zhvillim rural

07 korrik 2022 | 11:43

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej 26 milionë e 331 mijë e 798  euro. Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.

Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, masën 3 “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, masën 7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve” si dhe për masën 5 “Përgatitja – zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”.

Periudha e aplikimit për masat e shpallura do të jetë e hapur deri më 8 gusht 2022.

Të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë: www.azhb-ks.net  në linkun “Aplikimi online për PZhR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net . Aplikuesit në ueb – modul do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim në ‘PDF’. Ndërsa gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e provueshmërisë, kriteret e vlerësimit, fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në uebfaqen e MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe në uebfaqen e AZhB-së: www.azhb-ks.net”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se vrau ushtarakët…