Haradinaj akuzon Kurtin: Nuk e ka shumicën për me kriju qeverinë – prandaj e mban të bllokuar Kuvendin

02 tetor 2025 | 21:19

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e Kushtetueses që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Ai tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e bllokon Kuvendin, në mënyrë që të mos vijë momenti i krijimit të qeverisë, pasi sipas tij, ai nuk e ka shumicën e nevojshme që ta krijojë atë.

“Ai nuk e ka një shumicë të nevojshme me kriju qeverinë, nuk do me ardh te dita që me dështu në parlament. Për këtë e mban bllokadën në parlament që mos me ardh deri te krijimi i qeverisë”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj…