
Haradinaj dhuron gjak për nder të 28 Nëntorit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhuruar gjak sot për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar.
Haradinaj ka thënë se bashkë me kolegë nga AAK-ja kanë dhuruar gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë.
“28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj”.
“Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe. Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet “Facebook”.