
Haradinaj: Ekzekutivi ta procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve
30 korrik 2020
| 21:08
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se e ka mirëpritur ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2020. Në një shkrim publikuar në “Facebook”, ai ka treguar se që nga dita e parë e miratimit të buxhetit ka shprehur rezervë, duke shtuar se miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm. “Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vende shumë më të zhvilluara, besoj se këto ndryshime do të hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disamujore. E përsëris që ekzekutivi duhet ta procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve ndaj operatorëve ekonomikë dhe të bëjë plan afatgjatë të rimëkëmbjes”, ka shkruar Haradinaj.