Haradinaj: Faleminderit për emocionet e fuqishme që na i dhuruat!

13 tetor 2025 | 23:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur emocionet e forta që, siç tha ai, ia solli kjo fitore gjithë vendit, duke theksuar se rruga drejt Kampionatit Botëror mbetet e hapur.

“Faleminderit për emocionet e fuqishme që na i dhuruat! Ëndrra për Botëror vazhdon. Përpara Kosovë”, shkroi tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit,…