Haradinaj i drejtohet Kurtit: Kryeministër eja merru me problemet e vendit tënd

14 korrik 2021 | 13:45

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata pas helmimit të qytetarëve në Deçan është alarmante.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin gjashtëditor në simpozium të partive të majta në Greqi.

“E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga mollëzat e dalluara dhe sigurisht ato flokë me shkëlqim…