Haradinaj: Integrimi euroatlantik është objektivi kryesor strategjik i Kosovës
25 korrik 2023
| 18:29
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Tomas Szunyog, ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Haradinaj ka treguar se kanë diskutuar për çështjet aktuale në vend.
“Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës.
“Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO”, ka deklaruar Haradinaj.



