Haradinaj: Kemi marrë kërkesë nga ShBA-ja për pezullim të taksës

15 janar 2019 | 15:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kanë pranuar një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara për pezullimin e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

“Ata duhet të tregojnë vetë se nuk kemi të drejtë me i përmend qëndrimet e tyre mirëpo për interes të publikut po tregoj se po, kemi marrë një kërkesë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se taksën ndaj Serbisë do ta mbajnë deri në vitin 2022.

“Serbia mendon të shkojë deri në vitin 2022 me zvarritje të proceseve edhe ne do ta mbajmë taksën deri me 2022 nëse s’ka marrëveshja për njohje taksa do të qëndrojë”.

“Dashurinë ndaj Amerikës e kemi pa kushte dhe besnikëria është e vërtetë. I kemi disa punë tona të shtëpisë që do t’i kryejmë për interesa tonë sepse jemi që 20 vjet. S’kam ardhur këtu për përshtatje, i marr disa rreziqe për t’i arritur disa qëllime të mëdha”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafteve të librarive i është shtuar libri “Gazetaria online” i…