Haradinaj kërkon rikthimin e simboleve në veri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përgëzuar pesë kryetarët e komunave nga radhët e kësaj partie të cilët kanë dhënë betimin e tyre, duke i inkurajuar që të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve.
Ai është shprehur i indinjuar që kryetarët e Listës Serbe në komunat veriore kanë hequr simbolet e Kosovës dhe fotografinë e presidentes.
Haradinaj ka kërkuar që të kthehen urgjentisht në vendin që atyre iu takon.
Derisa, ai ka kërkuar nga BE dhe ShBA që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Njëkohësisht jam tejet i indinjuar që kryetarët e Listës serbe në komunat veriore, i kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes dhe kërkoj që urgjentisht t’i rikthejnë në vendin që u takon. Po ashtu, edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, BE dhe ShBA, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



