Haradinaj: Kompleksi Adem Demaçi duhet të ndërtohet, ia shton madhështinë Prishtinës

28 shtator 12:39

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se procedurat për projektin e kompleksit Adem Demaçi në hyrje të kryeqytetit duhet të zbatohet sa më parë.

Haradinaj ka thënë se ky kompleks ia shton madhështinë kryeqytetit.

“Projekti i kompleksit Adem Demaçi, tek Rrethi i Flamurit duhet të zbatohet sa më parë në bashkëpunim të plotë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Qeverisë, projekt ky i nisur para disa viteve. Ky kompleks e shton madhështinë e hyrjes në kryeqytet si dhe i bënë nderë sakrificës sonë me ikonën Adem Demaçi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se procedurat kanë përfunduar, mbetet vetëm një dorë e fortë vendimmarrëse për finalizimin e këtij projekti.

“Të gjitha procedurat janë të përfunduara nga komuna dhe shoqata, nevojitet vetëm një dorë e fortë vendimmarrëse për finalizim të këtij projekti”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se për çfarë…