Haradinaj: Kosova do ta kujtojë me krenari kontributin e Baki Ejupit

31 tetor 2019 | 11:55

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar për ngushëllime në familjen Ejupi me rastin e vdekjes të nënoficerit të FSK-së, kapter Baki Ejupi.

Haradinaj ka thënë se Kosova përherë, me nder e krenari do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e Ejupit.

“Bashkë me ministrin Berisha, gjeneralin Rama dhe kolegë të tjerë, sot ishim për ngushëllim në familjen Ejupi me rastin e vdekjes, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), kapter Baki Ejupi. Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standing and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, wedding and outdoorImage may contain: 7 people, people standingImage may contain: 3 people, outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është themeluar për herë të parë në Republikën e Shqipërisë,…