Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

08 korrik 2025 | 12:13

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, Agronin, Yllin dhe Mehmetin, tre shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.

Haradinaj ka thënë se vëllezërit Bytyqi luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra shqiptarë kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare më kohën më vendimtare për Atdheun. Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb. Shteti serb përpos që i ekzekutoi, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi.  Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi, me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”. Dhembja e tyre është dhembja jonë. Krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin. Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga…