Haradinaj kundërshton mbylljen e kufijve dhe orën policore: Zbrit në tokë o kryeministër!

27 janar 2022 | 12:16

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot me reagime të ashpra ndaj qeverisë Kurti për masat e pakuptimta ndaj pandemisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj i ka kujtuar kryeministrit Kurti thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila vlerëson se ndalimi i udhëtimit nuk e parandalon përhapjen e virusit.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ardhur te Brooklyn Nets një vit më parë me…