Haradinaj: Kurti sot do duhej të reflektonte

19 maj 2025 | 10:43

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, u shpreh se lideri i VV-së, Albin Kurti sot do duhej të reflektonte e të ndryshonte kandidatin e saj për kryeparlamentar.

Ai madje deklaroi prerazi se janë kundër votimit të fshehtë.

”Duket një deja vu. Derisa nuk ka një marrëveshje mbetet e njëjta”.

”Tash nuk bëhet llaf më për pushtet, flasim për partinë që ka dalë e para në zgjedhje. Është antikushtetues ndryshimi i mënyrës së votimit gjatë vazhdimit të seancës”.

”Është ofertë e mirë dhe zotri Kurti sot ish dashtë me reflektu [ ta ndërrojë kandidatin]”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur për moskonstituimin…