Haradinaj: Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur

11 dhjetor 2022 | 17:33

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Ai ka theksuar se Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë.

“Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë. Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve! Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Veriu është barrë e rëndë për Kosovën, qasja e kryeministrit…