
Haradinaj mbështet protestën e organizatave të shoqërisë civile
25 qershor 2025
| 11:20
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbështetur protestën e organizatave të shoqërisë civile. Këto të fundit kanë bllokuar hyrjen zyrtare të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ata po kërkojnë zhbllokimin e krizës politike në vend.
Kreu i Aleancës tha se protesta e shoqërisë civile paraqet shqetësimin real të qytetarëve.
“Besoj që paraqesin një shqetësim që ekziston në shoqërinë tonë, është shqetësim real edhe gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësinë e vet. Unë e mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, deklaroi ai, raporton Kosovapress.