Haradinaj: Me AAK-në, shërbimi civil do të ketë pagën më të lartë në rajon
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur të enjten zotimin se administrata shtetërore do të jetë ndër prioritetet kryesore të programit të kësaj partie.
Në një takim me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe kryetarin e saj, Ali Gashi, Haradinaj ka theksuar se shteti nuk mund të jetë i qëndrueshëm pa një shërbim civil të motivuar dhe të respektuar.
“Në një shtet ku administrata nuk shkon në punë me dëshirë e me motivim në punë, sepse nuk paguhet si duhet dhe nuk respektohet, atëherë kemi probleme serioze me vetë konceptin e shtetndërtimit. Sot, u zotova se me Aleancën dhe me programin tonë, shërbimi civil do të ketë pagën më të lartë në rajon dhe mbrojtjen e merituar juridike si shërbyes të shtetit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



