Haradinaj: Miratimi i Ligjit për gjuhët në Maqedoni, lajm i gëzueshëm për shqiptarët

11 janar 2018 | 17:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur lajmin për miratimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë.

Miratimi i këtij ligji, i jep gjuhës shqipe hapësirë më të madhe përdorimi, në të gjitha institucionet e këtij vendi.

“Miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë është lajm i gëzueshëm dhe arritje e madhe për të gjithë shqiptarët. Njëkohësisht, është hap i rëndësishëm për tërë rajonin dhe të ardhmen euroatlantike. Ndërtimi i harmonisë ndëretnike promovon paqe dhe stabilitet rajonal. Maqedonia sot e ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë për ndërtimin e një të ardhme të ndritur për të gjithë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dugagjin Gashi është shfaqur i kënaqur me rezultatet e arritura…