
Haradinaj në Gjermani, takon bashkatdhetarët
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani.
Në kuadër të kësaj vizite ai është takuar bashkatdhetarë të suksesshëm në fushën e biznesit.
“Vizitën time në Gjermani e nisa me bashkatdhetarë të suksesshëm në fushën e biznesit. Bashkë me kolegë nga Aleanca, fillimisht vizituam Gazmend Berishën, i cili na njoftoi nga afër me veprimtarinë e tij biznesore që ushtron në qytetin e Mynihut. Në vizitë tek afaristët Ilir Sinani, Xhevat Ndrecaj, Afrim Bytyqi dhe Driton Tahiri, fola për rëndësinë që mërgata jonë ta shohë edhe Kosovën si vend ku mund të investojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre ngjashëm si në Gjermani. Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit, janë edhe partnerët tanë në zhvillim, sepse Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.