
Haradinaj në Zvicër për procesin zgjedhor dhe takimin me bashkatdhetarë
15 mars 2024
| 12:22
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të qëndrojë në Zvicër për të takuar bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë atje.
Lajmi është bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare të AAK-së në “Facebook”.
“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me deputetë e zyrtarë tjerë të Aleancës, do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë dhe do të njoftohen për procesin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Zvicrës. Agjenda e kryetarit Haradinaj me bashkëpunëtorë do të jetë në kantonin e Cyrihut ndërsa të dielën do të mbajë takim me bashkatdhetarët në Salmen”, është thënë në njoftim