
Haradinaj pas deklaratave të Limajt: S’po me kujtohet asgjë, çdo gjë që lidhet me ta është e kaluar
Kryetari i Aleancës Ardhmërinë të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është pyetur në lidhje deklaratat e liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.
Haradinaj nuk ka dashur t’i komentojë këto deklarata.
“S’kam ndonjë koment. S’po më kujtohet asgjë… A keni ndonjë pyetje tjetër. Kjo nuk është diçka relevante. Çdo gjë që lidhet me këta është e kaluar. Jemi para parlamentit. Jemi në bllokim të seancës. Sikurse e dini, ne në takt tonin si aleancë i kemi dhënë dy zgjidhje që mos të mbetemi të bllokuar siç kemi mbetur tash e sa kohë. Së pari kemi dhënë mundësinë të votojmë një kandidat të LV-së, por që na bashkon me votë, kemi dhënë emra. Po ashtu, e kemi bërë edhe një veprim të dytë. ou kemi drejtuar gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të dalim nga kjo gjendje…”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit Haradinaj dhe Limaj kanë garuar në koalicion.