Haradinaj përkujton dëshmorët e gushtit të vitit 1998: Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut

10 gusht 2025 | 13:13

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarët që ranë në altarin e lirisë gjatë gushtit të vitit 1998.

Haradinaj ka çmuar sakrificën e dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Sokol Sejfijaj, Elton Zherka, Përmet Vula, Jusuf Kelmendi si dhe të bijve të kombit kanë rënë më 9 dhe 10 gusht: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Din Alijaj, Asllan Rexhepaj dhe Muhamet Zenunaj.

“Në fillim të gushtit 1998, zjarri ndaj armikut rritej çdo ditë, jo vetëm në Dukagjin, por në mbarë Kosovën. Në ato ditë, ranë në altarin e lirisë; Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Sokol Sejfijaj, Elton Zherka, Përmet Vula, dhe Jusuf Kelmendi, cilët kisha nderin t’i kem krah në shumë beteja. Më 9 dhe 10 gusht, ranë në altarin e lirisë bijtë e kombit: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca, Din Alijaj, Asllan Rexhepaj dhe Muhamet Zenunaj. Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka prezantuar listën…