
Haradinaj përkujton masakrën e Qirezit dhe Likoshanit: 26 vjet më parë nisi kapitull i ri i luftës për çlirim
28 shkurt 2024
| 10:37
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Qirezit dhe Likoshanit, e cila ka ndodhur më 28 shkurt të vitit 1998.
Në 26-vjetorin e kësaj masakre, Haradinaj ka thënë se me këtë datë ka filluar kapitull i ri i luftës për çlirim.
“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 25 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë martirëve. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.