Haradinaj: Plak, u ba Ushtria!

14 dhjetor 2018 | 11:35

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar në lexim të dytë tri projektligjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kësaj force i japim mandat të ri ushtarak.

Deputetët kanë votuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku në favor të projektligjit të fundit kanë votuar 107 deputetë.

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi me babanë e ndjerë, Hilmi Haradinaj.

“Plak, u ba Ushtria!”, ka shkruar Haradinaj mbi këtë fotografi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Republikën e Kosovës…