Haradinaj: Prioriteti ynë është mirëqenia e popullit – Kosovën duhet ta kthejmë paranë e aleatëve

10 dhjetor 2025 | 21:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj në “Politiko”, tregoi pozicionet e partisë së tij apo misionin vendimtar rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor.

Haradinaj tha se ka shumë punë që duhet të bëhen por që më shumë kujdes do të ketë mirëqenien e popullit.

Ai gjithashtu tha se duhet të kthehet edhe paraja jonë në vend, paraja e gjithë partnerëve që ka munguar 2-3 vitet e fundit, e që i dedikohet Kosovës në planet e aleatëve si Amerika, Bashkumi Evropian e të tjerë.

“Unë besoj që kryesore që duhet të kemi kujdes në periudhën që vjen, është mirëqenia e njerëzve tonë, dhe këtu ka shumë punë me u bë, në Kosovë. Na duhet me kthy paranë e krejt partnerëve, na ka mungu kjo pare 2-3 vjet, na duhet me kthy atë pare, është e jona ajo pare se i dedikohet Kosovës në planet e aleatëve tonë, edhe të Amerikës edhe të BE-së dhe gjithë aleatëve tjerë. Ajo pare për disa vjet ka shku tek vendet fqinj,se nuk është shfrytëzu prej nesh. Na duhet me gjeneru krejt resurset e vendit, mundësitë, na duhet me e stabilizu situatën me energjinë e me çmimin e energjisë, mos me leju me na ikë pa kufi çmimi, me rritë të ardhurat, me rritë mundësinë e jetës ne vend. Kuptohet pastaj shëndetësia, arsimi, kultura e sporti me funksionu në ambient më të mirë. Pra mirëqenia është serioze si temë, si sfidë sepse duhet me i ndal të rinjtë mos me na shku jasht vendit.”, shtoi tutje Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,…