Haradinaj: Së bashku me Ahmet Isufin e kishim ëndërruar ushtrinë tonë dhe arritëm ta bëjmë realitet

09 dhjetor 2025 | 17:23

Kemi dalë bashkë prej ushtrisë sonë, ja kemi fillu bashkë, gjithë këtë kohë kemi shërby bashkë ndaj atdheut dhe e kam nderin që do të vazhdojmë bashkë. Kështu e mirëpriti kryetari i AAK-së, njiherish edhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj kandidatin për deputet nga radhët e kësaj partie, Ahmet Isufin.

Ahmet Isufi i premtoi Haradinajt se do të jetë krah tij gjithmonë. “Do të jemi bashkë krah teje gjithmonë, për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.”

“E kemi pasë ëndërr ushtrinë tonë dhe e bëmë. Tash e kemi ëndërr me u anëtarësu në NATO dhe me i kry puntë tona dhe do t’i përfundojmë bashkë.” – i thotë Haradinaj Isufit, derisa ky i fundit konfirmon se bashkë dhe me besim ndaj njëri-tjetrit do t’i shërbejnë atdheut.

https://www.facebook.com/share/r/17jTVA9VMv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka një mundësi historike përmes organizimit të Lojërave Mesdhetare,…