Haradinaj shkon për ngushëllime të familja e ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri

22 prill 2024 | 12:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,  ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Vushtrria, Gani Imert.

Ndër të tjera Haradinaj është shprehur se Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës.

Po ashtu ish-kryeministri për Gani Imerin thotë se ishe njëri ndër ushtarët më të dalluar të UÇK-së.

“Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin”.

“Sot, me bashkëpunëtorë isha për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut”.

“Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellë gjatë gjithë jetës.  Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë…