Haradinaj: S’hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

26 nëntor 20:41

Shefi Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar.

Në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Kosova nuk pret që të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por siç thotë ai, pret pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve.

“Pranimi i fajit për krimet e gjenocidin, kërkimfalja, rikthimi i eshtrave i të të gjithë shqiptarëve të zhdukur në varrezat masive si dhe dorëzimi i kriminelëve serbë para drejtësisë, janë hapi i vetëm dhe i duhur që do të mund të siguronte një normalizim dhe lëvizje të lire”, thekson Haradinaj.

Ai tutje thotë se veprimi i Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për ndalimin e vizitës së Vuçiq dhe të tjerëve në Republikën e Kosovës është i drejtë dhe se e përkrah fuqishëm.

 

“Kosova nuk do të lejojë shantazhet, provokimet dhe lojërat politike të atyre që ndihen krenarë për krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo nuk është rruga drejt normalizimit dhe paqes afatgjate”, thuhet në reagimin e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbërritur në Romë dozat e para të vaksinës Oksford…