Haradinaj-Stublla: Kur unë s’e lejova Vuçiqin në Kosovë reagoi Lajçaku, ku është tani?

28 tetor 15:02

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për mosreagimin e tyre pasi Serbia nuk e ka lejuar zëvendëskryeministrit e Kosovës, Besnik Bislimi që të vazhdonte qëndrimin e tij në Beograd, duke e kthyer për në Kosovë.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në “Twitter” ka shkruar se kur ajo refuzonte t’i jepte leje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit në momentin kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizhevak të Serbisë, Mirosllav Lajçak kishte reaguar tek Avdullah Hoti.

“Kur refuzova t’i jepja leje Aleksandar Vuçiqit të vizitojë Kosovën gjatë javës kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizevak të Serbisë, Miroslav Lajçak i dërgoi këtë Avdullah Hotit. Ku është tani ai për të mbajtur përgjegjës Aleksandër Vuçiqin për ndalimin e djeshëm të Besnik Bislimit? Paanshmëri? ”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Mjedisor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka…