
Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman: Biseduam për mundësinë e deeskalimit të situatës në veri
15 qershor 2023
| 13:28
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.
Haradinaj ka thënë se me ambasadorin gjerman kanë biseduar me mundësinë e deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.
“Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, z. Jorn Rohde. Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.