Haradinaj takohet me Jasharajn: Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave
04 shtator 2022
| 16:09
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Haradinaj ka thënë se qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.
“Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK, z. Rrahman Jasharaj. Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave”, ka thënë Haradinaj.
“Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”.



