Haradinaj takohet me Prattipatin, bisedojnë për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.
Haradinaj ka bërë me dije se me Prattipatin, kanë diskutuar mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër.
“Sot, në selinë e Aleancës, me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të pres të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e shoqëruar nga këshilltarja për çështje politiko-ekonomike, znj. Amy Reichert. Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



