Haradinaj takohet me Pacollin, e quan bashkëpunëtor energjik

24 shkurt 13:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur zëvendësin e tij dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, bashkëpunëtor energjik, pas një takimi pune që kanë pasur.

“Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtjesor pune. Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polumbarët dhe forcat e policisë së Shkodrës kanë arritur të…