Haradinaj takon senatoren Joni Ernst: Shteti i Iowa-s ka dhënë kontribut të madh për Kosovën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në ShBA.
Ai sot ka takuar senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.
“Pata nderin dhe kënaqësinë që ta falënderoj, senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, znj. Joni Ernst, në takimin e mbajtur në senatin amerikan në Washington. Gjatë takimit theksova se në procesin e shtetndërtimit, shteti i Iowa-s ka dhënë kontribut të lartë ndërsa mbështetja dhe kontributi personal i senatores Ernst është i skalitur në historinë tonë. Bashkëpunimi në shumë fusha, si në arsim, ekonomi dhe në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës është i një rëndësie të veçantë”.
“Ushtria jonë u rrit, u forcua dhe u modernizua përkrah Gardës Nacionale të Iowa’s, e cila ndihmoi FSK-në në rritjen, forcimin dhe modernizimin saj. Kjo është historike në procesin e shtetndërtimit tonë, sikurse që është historike dhe e përjetshme lidhja Kosovë-Amerikë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



