
Haradinaj thotë se edhe në Ferizaj po ndihet fryma e fitores së AAK-së
27 dhjetor 2020
| 14:43
Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Degën e kësaj partie në Ferizaj, ku ka takuar strukturat partiake në këtë qytet.
Haradinaj ka postuar një fotografi në Ferizaj, ku ka shkruar se edhe aty është frymë e fitores.
“Edhe në Ferizaj, frymë e fitores”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.