Haradinaj thotë se LV-ja po dërgon njerëz nga Maqedonia për votën e deputetit Adem Hoxha

21 maj 2025 | 13:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po sjell njerëz nga Maqedonia e Veriut për të ndikuar tek deputeti goran, Adem Hoxha.

Haradinaj ka thënë se me dhjetëra persona të afërt me koalicionin VLEN kanë ardhur për ta bindur Hoxhën që të japë votën për Vetëvendosjen.

“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktuar Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini. Marrin mundin e gjejnë njerëz këtu për të kontaktuar. Kanë kuzhinën e njëjtë atje, me këtë këtu. Qeveria atje nuk ka qenë aq miqësore ndaj shumë vlerave. Po shihet që e kanë një kuzhinë”, ka thënë Haradinaj, duke përmendur zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Izet Mexhiti, si njërin prej këtyre personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Simone Inzaghi nuk ka ndërmend të marrë drejtimin e…