Haradinaj uron Hamzën: Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim
18 nëntor 2025
| 11:51
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen kryetar i PDK-së, duke Ii ofruar bashkëpunim për interesat e qytetarëve.
“I nderuar z. Bedri Hamza, Ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës! Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



